Real dhe Barcelona, “El Clasico” për të rrëmbyer yllin e United

Barcelona dhe Real Madrid janë gati për një tjetër sfidë në merkato për të rrëmbyer Bruno Fernandes. Sipas “Daily Mail”, fantazisti portugez nuk është i lumtur te Manchester United, ndaj dhe po mendon një aventurë të re në Spanjë, atje ku e duan dy gjigantët e futbollit europian.

Fernandes u bashkua me gjigantët e Premier League-s në janar dhe pati një impakt të menjëhershëm tek United, që arriti një vend në Ligën e Kampionëve në javën e fundit të sezonit të kaluar. Ai ishte gjithashtu lojtar kyç në avancimin e ekipit deri në gjysmëfinale të Europa League-s.

26-vjeçari ka shënuar 14 gola në total në të gjitha garat dhe është pa dyshim një nga lojtarët që ka ndikim më të madh në dhomat e zhveshjes. Mediat angleze raportuan se ka patur një debat të nxehtë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer që e hoqi nga loja në pushimin mes pjesëve në humbjen e thellë 1-6 ndaj Tottenhamit, por vetë Fernandes e mohoi kategorikisht këtë version.

 

SHKARKO APP