Real Madrid bën gati ofertën surprizë për Nico Willimas

Real Madrid po shikon me shumë interes drejt merkatos së verës dhe një nga objektivat kryesorë është anësori i Athletic Bilbaos, Nico Williams. Sipas raportimeve nga MARCA, “Los Blancos” po shqyrtojnë seriozisht mundësinë për të paguar klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh të lojtarit.
Williams, i cili këtë verë mbush 23 vjeç, pati një sezon shpërthyes gjatë fushatës 2023/24, ndonëse këtë vit është penguar nga disa dëmtime që e kanë ndalur disi progresin e tij. Megjithatë, drejtuesit e Real Madrid e shohin atë si një mundësi të vlefshme në tregun e transferimeve.
Lojtari ka luajtur kryesisht si anësor i majtë, por ka provuar edhe krahun e djathtë, çka i jep fleksibilitet skuadrës së Carlo Ancelottit. Nëse transferimi konkretizohet, një nga sulmuesit aktualë mund të largohet, dhe sipas MARCA-s, Rodrygo është emri më i mundshëm për t’u prekur nga ky operacion.
Madrilenët janë të interesuar ta kenë Williams në dispozicion përpara Kupës së Botës për Klube, një turne që do të luhet këtë verë dhe ku Real Madrid synon të shkëlqejë.