Real Madrid futet në garë për sulmuesin serb të Juventusit
Real Madrid po mban sërish në vëzhgim nga afër sulmuesin serb Dusan Vlahovic, pjesë e Juventusit, me raportimet nga “Fichajes” që bëjnë të ditur se “Los Blancos” po shqyrtojnë seriozisht një lëvizje për të në merkaton e verës.
25-vjeçari ka kaluar një sezon të vështirë në Torino, duke u përballur me kritika të forta për mungesën e vazhdimësisë në paraqitjet e tij. Mendohet se Vlahovic ka humbur besimin e tifozëve, dhe gjithnjë e më shumë po shtohen zërat që flasin për një largim të mundshëm të tij nga klubi bardhezi.
Real Madrid është në kërkim të një “numri nëntë” klasik, një qendërsulmues natyral që do t’i japë thellësi dhe efikasitet fazës sulmuese. Burime pranë klubit raportojnë se janë zhvilluar diskutime të brendshme mbi mundësinë e transferimit të Vlahovic në “Santiago Bernabéu”.
Real Madrid mund ta ndihmojnë sulmuesin serb të rikthejë versionin e tij më të mirë. Aftësitë e tij si qendërsulmues i vërtetë mund të jenë thelbësore në ndeshjet e vështira, ku kërkohet një zgjidhje klasike për të zhbllokuar rezultatin.
Nga ana tjetër, Juventus duket e hapur për ta lënë të lirë, nëse në drejtim të tyre vjen një ofertë e kënaqshme. Mësohet se një shumë prej rreth 70 milionë eurosh mund të jetë e mjaftueshme për të finalizuar marrëveshjen, ndonëse priten edhe hapësira për negocim. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

