Real Madrid i mallkuar nga dëmtimet, ndalet edhe ylli i mesfushës

Toni Kroos i shtohet listës së futbollistëve të Real Madridit, që kanë probleme muskulore. Mesfushori gjerman ka dëmtuar aduktorin e këmbës së majtë, që ishte dhe shkaku i zëvendësimit të tij nga Modric në takimin me Granadan.

 

“Pas testeve mjekësore të kryera sot, Toni Kroos është diganostikur me probleme në këmbën e majtë nga stafi ynë mjekësor”, – shkruan klubi madrilen.

29-vjeçari ka marrë ftesë nga trajneri i Gjermanisë, Joakim Loë për ndeshjet kundër Argjentinës më 9 tetor dhe Estonisë më 13 tetor, por ai nu do të jetë i gatshm për pancerat.

SHKARKO APP