FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid merr vendimin për Nico Paz, yllin që po shkëlqen te Como

Mesfushori me tipare sulmuese, Nico Paz është shumë pranë rikthimit te Real Madrid, pas një eksperience të suksesshme dyvjeçare me Como në Itali.

Sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle AS, drejtuesit e klubit madrilen kanë vendosur të ushtrojnë të drejtën e riblerjes së lojtarit për shumën 9 milionë euro, përpara afatit të 30 majit.

21-vjeçari argjentinas ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në Serie A, duke tërhequr vëmendjen edhe të klubeve të mëdha si Inter. Nën drejtimin e trajnerit Cesc Fàbregas, ai ka regjistruar statistika mbresëlënëse me 18 gola dhe 16 asistime në 67 paraqitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pjesë e marrëdhënieve të mira mes dy klubeve, Como pritet të përfitojë nga huazimi i dy talenteve të tjera të akademisë madrilene: sulmuesit të krahut Daniel Yáñez dhe mbrojtësit të djathtë Jesús Fortea, të cilët së fundmi u shpallën kampionë të UEFA Youth League me ekipin e të rinjve të Real Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?