Real Madrid merr vendimin për Zidane, sfumohet ideja Raul dhe Pochettino

Humbja kundër Valencias ka thelluar krizën te Real Madrid, duke vendosur në dyshim vendin e Zinedine Zidane, që është në dyshim. Drejtuesit madrilen të Los Blancos duket se nuk kanë ndërmend që të ndryshojnë pankinën, të paktën për momentin.

Ashtu siç shpjegon “Cadena Ser”, te Reali besojnë se Zidane nuk është një problem. Plani është që të vijohet projekti i rinovimit dhe nuk e shohin momentin e duhur për të bërë ndryshime.

Francezi për momentin gëzon besimin e drejtuesve, duke hedhur poshtë idenë për t’i besuar Pochettinos apo Raul, dy emrat që kanë qarkulluar më shumë në minutat e fundit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP