FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Real Madrid mposht 3 me 1 Barcelonën për Supërkupën

Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën 3:1 midis “Camp Nou”.

Real Madridi ka fituar betejën e parë në Superkupën e Spanjës, duke e mposhtur Barcelonën 3:1 në “Camp Nou”, në një ndeshje ku pati gjithçka, spektakël, polemika, gola dhe karton të kuq.

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës. Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, shënoi autogol qesharak në minutën e 50’të, për rezultatin momental 1:0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona ka barazuar në 1:1 rezultatin ndaj Real Madridit në “Camp Nou”. Messi shënoi nga penaltia në minutën e 76’të, të cilën e fitoi Suarez, por që ka zgjuar polemika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Real Madridi ka kaluar sërish në epërsi ndaj Barcelonës. Ishte Cristiano Ronaldo ai që shënoi për 2:1 në minutën e 80’të

Ronaldo është ndëshkuar me të kuq për shkak të pretendimit për simulim. Ai mori një të verdhë pas zhveshjes së fanellës, derisa një tjetër e mori edhe pas simulimit.

Asensio shënoi gol mbresëlënës në minutën e 90’të, duke shtangur ter Stegen. Pra 3 me 1.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të mërkurën në “Santiago Bernabeu”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?