Real Madrid në ndjekje të Dybala, Courtois e Aubameyang

Reali i Madridit do të lëvizë sërish në merkato gjatë verës, megjithatë drejtuesit kanë nisur që tani të lëvizin për të përforcuar skuadrën kampione të botës. Në shënjestrën e klubit madrilen janë Paolo Dybala, portieri i Chelsea-t, Tibaut Courtois, dhe sulmuesi i Dortmundit Aubameyang.

Reali i Madridit do të rikthehet të kryej lëvizje në merkato gjatë sesionit veror, pasi gjykata e arbitrazhit sportiv reduktoi dënimin e vendosur më parë nga FIFA. Në këtë pikë drejtuesit madrilen kanë filluar të mendojnë që tani për objektivat kryesorë për verën e vitit 2017.

Në qëndër të gjithçkaje janë tre emra me mjaft potencial, Paolo Dybala, Thibaut Courtois dhe Pierre Emerick Aubameyang. Argjentinasi i Juventusit është një ndër lojtarët e preferuar nga presidenti Florentino Perez i cili ka treguar në të shkuarën se kur dëshiron  ta shohë dikë me fanellën e “Los Blancos” ia arrin gjithnjë qëllimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithëse aktualisht bardhezinjtë nuk duket se kanë vullnetin të privohen nga 23 vjeçari, i cili sapo ka lënë pas një dëmtim dhe është rikthyer në fushë, milionat e Realit mund ti bindin drejtuesit Italian të nisin negociatat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përsa i përket portierit belg, raportohet se ai nuk ndjehet i lumtur në Londër dhe do ishte mëse i gatshëm të rikthehej në Madrid por kësaj rradhe jo tek Atletico por tek 11 herë kampionët e Europës.

Aubameyang është prej kohësh një objektiv i klubit “merengue” dhe është tashmë  e njohur dëshira e sulmuesit të Borusias së Dortmundit për të veshur fanellën e bardhë, ndërsa në skenë për të përforcuar repartin difensiv pas largimit mëse të mundshëm të Pepes, ka dalë emri i mbrojtësit grek të Borusias, Sokratis Papastathopoulos.

Në anën tjetër për të krijuar buxhetin  e duhur do të shiten kartonët e James Rodrigez dhe Iscos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?