Real Madrid nuk njeh humbje prej 8 muajsh

Real Madridi vazhdon të jetë i pamposhtur këtë sezon. Duke llogaritur edhe ndeshjet e sezonit të kaluar, ‘Los Blancos’ nuk njohin humbje në 28 ndeshje, në të gjitha kompeticionet.

Kjo ecuri pozitive e ekipit të Zinedine Zidane nis 9 prill me fitoren 4:0 ndaj Eibar. Madrilenët përfunduan sezonin në mënyrën më të mirë, duke fituar 9 nga 11, ndërsa në fund fituan edhe Champions League.

Deri më sot në të gjitha garat, Reali regjistron 21 fitore dhe 7 barazime, duke shkuar në 28 ndeshje pa humbje, derisa është ekipi i vetëm në La Liga që këtë sezon nuk e njeh disfatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Los Blancos” nuk kanë pësuar humbje në 18 ndeshje në La Liga, 8 në Champions League, teksa ka regjistruar dy fitore në kupat tjera, Copa del Rey dhe Superkupa e Evropës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kijeni frikë këtë Real Madrid!.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?