Real Madrid revolucion total në verë, do të largohen 12 futbollistë
Real Madrid ka filluar që të ndjejë efektet e krizës, teksa në verë duhet të përballet me largime të shumta. Klubi më i titullar në botë, është i detyruar që të largojë plotë 12 futbollistë. Skuadra është e tejmbushur, me 37 futbollistë në total (26 në ekipin e parë dhe 11 në huazim) nën kontratë.
Lista është publikuar nga gazeta pranë klubit madrielen “AS”, teksa disa prej të huazuarve do të rikthehen në Bernabeo. Futbollistët e njohur që janë në dyshim për të ardhmen për momentin janë Bale, Modric, Lucas Vazquez, James Rodriguez, Ceballos, Vallejo, Marcelo dhe Mendy.
Për t’u vendosur janë e ardhmja e Marianos dhe Jovic, pavarësisht atyre që janë në huazim, si djali i Zidane, Luca, De Frutos, Manu Hernardo. Vështirë që Los Blancos të heqin dorë nga talente si Odergaard, Hakimi, Mayoral, Oscar Rodriguez, Reinier, Vinicius Junior dhe Rodrygo. Situata pritet që të qartësohet këtë verë nga Fiorentino Perez, por me siguri që do të ketë një revolucion në Madrid. /Rozalb Lika-Koha Jone/