Real Madrid: Zidane synon të parën “triple”, Liga-Kupë-Liga e Kampioneve
Real Madrid, qe nuk eshte mundur ne 39 ndeshje zyrtare, rekord i Spanjes i barazuar, synon “triplen” e pare Liga-Kupe-Liga e Kampioneve ne historine e klubit, eshte shprehur te merkuren trajneri madrilen, Zinédine Zidane.
“Triple” eshte objektivi qe te gjithe e synojne. Kur nis nje komkpeticion, objektivi eshte per ta fituar, por gjithcka tani per tani eshte ende larg”, deklaroi tekniku francez para ndeshjes me Seviljen, te enjten per 1/8 e finaleve te Kupes se Mbretit (vajtja 3-0).
Pasi barazoi rekordin e futbollit spanjoll te shtunen (39 ndeshje pa u mundur, ashtu si dhe Barcelona ne sezonin 2015-2016), Real Madrid mund ta thyeje ate te enjten, duke shkuar en 40 ndeshje pa humbje.
Kjo seri fitoresh i ka bere optimiste tifozet madrilene, qe kerkojne kete sezon Ligen e Kampioneve, Kupen e Mbretit dhe kampionatin e Spanjes, nje “triple” qe Real nuk e ka arritur ne historine e tij, ashtu sic ka bere Barcelona (2008-2009 dhe 2014-2015).
KOHA JONË SONDAZH

