Real Madridi ka nisur të mendojë për trajnerin e ardhshëm, ëndrra është Klopp

Kur Alvaro Arbeloa mori drejtimin e Real Madridit në fillim të javës, vështirë se mund ta imagjinonte një start kaq të vështirë. Megjithatë, mbrëmjen e kaluar “Los Blancos” u eliminuan në fazën e 1/8-ve të Kupës së Mbretit nga Albacete, një skuadër që po lufton për mbijetesë në Segunda División, duke pësuar një humbje të konsideruar historike.

Disfata ka ndezur menjëherë kritikat ndaj Arbeloas, veçanërisht për zgjedhjet taktike dhe disa deklarata pas ndeshjes, të cilat janë interpretuar si sinjale indirekte ndaj paraardhësit të tij, Xabi Alonso. Situata në kampin madrilen duket e tensionuar dhe ekipi po përjeton një moment të qartë krize.

Sipas mediave pranë klubit, shumica e analistëve në Madrid dyshojnë se Arbeloa është profili i duhur për të udhëhequr Realin në këtë periudhë delikate. Cadena SER raporton se drejtuesit kanë nisur tashmë kërkimet për një trajner të ri, edhe pse Arbeloa pritet ta mbyllë sezonin si trajner i përkohshëm, përveç rasteve të një kolapsi të plotë që do të përshpejtonte ndryshimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja e tij nuk shihet si projekt afatmesëm apo afatgjatë. Për momentin nuk ka emra konkretë për pasuesin, por ëndrra e madhe e klubit mbetet Jürgen Klopp, aktualisht i lidhur me Red Bull dhe larg stolit që prej largimit nga Liverpooli në qershor 2024.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?