Reali bën detyrën në transfertën delikate të Villareal

Real Madrid mori një sukses 1-2 në fushën e vështirë të Villarreal, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në La Liga. Vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh që minutën e 7-të me J. Foyth. Mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit dhe pas një rrëmuje në zonë.

Madrilenët barazuan shifrat pas 10 minutash me Mbappe, i cili ndoqi mjaft mirë aksionin. Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe i jep avantazhin Real-it me golin e tij, pas asistit të Lucas Vasquez. Pavarësisht rasteve dhe mundësive për të dyja ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Reali ngjitet në vend të parë me 60 pikë, 3 pikë më shumë se Barcelona e cila ka një ndeshje të prapambetur dhe 4 pikë më shumë se Atletico. Nesër në mbrëmje, Atletico dhe Barcelona do të përballen në “Metropolitano”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?