Reali bën gati ofertën e “çmendur” për Olise, i cili shkëlqeu në Bernabeo
Një tjetër protagonist i madh në “Santiago Bernabéu”, përveç Manuel Neuer, ishte edhe Michael Olise. Sulmuesi francez po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayern Munich, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer.
Vetëm në Bundesliga, Olise ka regjistruar 11 gola dhe plot 20 asistime – statistika mbresëlënëse për një lojtar krahu. Performancat e tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa kanë tërhequr vëmendjen e Real Madrid.
Sipas raportimeve të Bild, gjiganti spanjoll është i gatshëm të bëjë një ofertë marramendëse për kartonin e lojtarit. Presidenti Florentino Pérez thuhet se është i përgatitur të investojë rreth 160-165 milionë euro për të transferuar francezin në Madrid.
Megjithatë, reagimi i klubit bavarez ka qenë i menjëhershëm. Drejtuesit e Bayern Munich nuk kanë ndërmend të hapin negociata, duke e konsideruar Olise si një lojtar të paprekshëm. Ai është pjesë e projektit afatgjatë të klubit dhe ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Ndërkohë, Real Madrid vijon kërkimet në merkato jo vetëm për një sulmues krahu, por edhe për përforcime në mesfushë. Sipas BBC, objektivi kryesor mbetet Rodri, mesfushori i Manchester City.
Megjithatë, në këtë rast, drejtuesit madrilenë nuk janë të gatshëm të bëjnë çmenduri financiare. Një transferim i mundshëm i Rodrit në “Santiago Bernabéu” do të realizohej vetëm nëse arrihet një marrëveshje me kushte të arsyeshme ekonomike.
KOHA JONË SONDAZH

