Reali bën ligjin në Europë, mund PSG dhe në Paris (VIDEO)

Reali i Madridit ka siguruar një biletë për në fazën çerekfinale tw Champions League. Madrilenët kanë fituar 2-1ndeshjen e kthimit  ndaj PSG-së, duke kaluar në fazën tjetër pas suksesit 3-1 në duelin e parë. Ndeshjen e vendoswn Ronaldo dhe Kasemiro, ndërkohë që ekipi francez nuk mundi të shënonte më shumë se një gol. Zidane i ka habitur të gjithë, teksa ka lënë në stol futbollistë si Kros, Modriç, Bejl dhe Isko. Ndërkohë që edhe te parizienët ka ndryshime, ku në mungesë të Nejmar, nga minuta e parë luan Di Maria. Ndeshja nis e qetë me të dyja ekipet që studiojnë lojën e njëra-tjetrës.

Në minutën e 17-të Serxhio Ramos kishte një mundësi shumë të mirë pas një asisti të Asensios, por Areola pret mjaft mirë. PSG përpiqet që të reagojë me Di Marian dhe Mbape, por goditjet e tyre përfundojnë jashtë kuadratit. Shansi më i artë i përket Benzemasë në minutën e 38-të, teksa francezi del përballë portierit Areola, por nuk arrin që ta mposhtë portierin, i cili e devijon në goditje nga këndi. Parizienët reagojnë pas tre minutash me Di Marian që provon të japë një asist për Kavanin, por Navas del mjaft mirë duke ndalur topin. Në minutën e 43-të Mbape gjendet përballë portierit të madrilenëve, por ndalet mjaft mirë nga portieri i kampionëve të Francës.

PSG e nis më mirë pjesën e dytë me më shumë ritëm, por shansin e parë e ka skuadra madrilene, teksa në minutën e 50-të është shumë pranë golit me Ronaldon, goditja e portugezit me kokë përfundon jashtë kuadratit. Një minutë më pas është i madrilenëve, Ronaldo ka tronditur Parisin, teksa në minutën e 51-të ka dërguar topin në rrjetë pas një aksioni model. Vazkuez kroson në mënyrë perfekte për yllin e “galaktikave” që e zhyt në portë topin. Skuadra franceze përpiqet që të reagojë me Kavanin që ka një mundësi shumë  të pastër shënimi, por tentativa e tij në mënyrë akrobatike në zonë ndalet nga mbrojtja madrilene.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 66-të, Marko Verrati ndëshkohet për herë të dytë me karton të verdhë, duke e lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë pas një proteste ndaj gjyqtarit Feliks Bryzh. 3 minuta më pas Asensios ka një mundësi mjaft të mirë shënimi, por goditja e tij ndalet në shtyllë. PSG barazon rezultatin në minutën e 71-të me Edinson Kavanin që përfiton falë një karamboli të topit mes Ramos dhe Kasemiros. Në minutën e 80-të Reali kalon sërish në avantazh me Kasemiron. Futbollisti brazilian godet në hyrje të zonës, ndërkohë që topi devijohet dhe nga Markuinjos dhe më pas shkon në rrjetë. “Los Blancos” administroi me qetësi avantazhin deri në fund, falë edhe avantazhit të numrit të lojtarëve në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja tjetër e mbrëmjes përfundon pa gola mes Liverpulit dhe Portos. Skuadra angleze kishte fituar thellë 5-0 ndeshjen e parë, duke e bërë një ndeshje sa për statistika duelin e kthimit. Trajneri Klop la disa prej yjeve të tij pushim duke u dhënë mundësinë që të jenë më të freskët për ndeshjen me Junajtid në fundjavë. Reali dhe Liverpul në këtë mënyrë janë dy ekipet e para që kanë siguruar një biletë për në fazën çerekfinale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?