Reali dhe City në çerekfinalet e Championsit, por Leipzig dominon ndaj ekipit të Ancelottit

Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat e radhës çerekfinaliste në Champions League. Kampionët në fuqi morën një tjetër fitoeë 3-1 në shtëpi ndaj Copenhagen, duke avancuar me qetësi për në fazën tjetër.  Akanji, Julian Alvarez dhe Erling Haaland shënuan tri golat në 45 minutat e para, ndërkohë që te miqtë golin e vetëm e shënoi Elyounoussi.

Mbrëmje delikate ndërkohë që në “Santiago Bernabeo”,atje ku Reali me fat nuk shkoi përtej një barazimi 1-1 ndaj Leipzig. Skuadra gjermane zhvilloi një ndeshje fantastike, duke qenë dominues në raste shënimi.

Vinicius Junior pasi i shpëtoi kartonit të kuq pas një veprimi antisportiv realizoi golin e avantazhit në minutën e 65-të. Leipzig reagoi shumë shpejt me Willi Orban, që shënoi me kokë golin e barazimit. Në fundin e ndeshjes Olmo do të ndalej vetëm nga traversa. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP