Reali dhe Franca në “ankth” për Mbappe, asnjë afat për dëmtimin
Një pikëpyetje e madhe për Real Madrid dhe për kombëtaren e Franca. Vizita e fundit mjekësore e Kylian Mbappé ka konfirmuar një problem në gjurin e majtë, i cili nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale, por koha e rikthimit të tij në fushë mbetet ende e paqartë.
Pasiguria hedh hije mbi pjesëmarrjen e sulmuesit francez në turin e “Les Bleus” në Shtetet e Bashkuara, të planifikuar në fund të marsit. Gjendja e tij fizike po monitorohet nga afër, ndërsa stafi mjekësor ka zgjedhur një trajtim konservativ për të shmangur komplikime të mëtejshme.
Mungesa e mundshme e Mbappé-së mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në një sezon që premton të jetë historik për madrilenët. Me 38 gola dhe 6 asist në 33 ndeshje, ai ka kontribuar në pothuajse gjysmën e 87 golave të realizuar nga “Los Blancos” këtë edicion. Shifrat e tij flasin qartë për peshën që ka në repartin ofensiv, veçanërisht në momentet vendimtare të La Ligës dhe në prag të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.
Por dilema nuk prek vetëm aspektin kolektiv. Çdo ndeshje e humbur për shkak dëmtimi është një mundësi më pak edhe në garën individuale për trofe madhorë, përfshirë Botërorin dhe “Topin e Artë”.
KOHA JONË SONDAZH

