Reali e nis me “manita” vitin 2026 ndaj Betis, Garcia shkëlqen me “tripletë”
Real Madrid e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke marrë një fitore të thellë 5-1 ndaj Betis në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të të La Liga-s. Pavarësisht mungesave të rëndësishme si Kylian Mbappé, Alexander Arnold, Dean Huijsen dhe Éder Militão për shkak dëmtimesh, si dhe Brahim Díaz i angazhuar me Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës, madrilenët dhanë një paraqitje bindësebënë detyrën.
Protagonisti absolut i takimit ishte Gonzalo García, i cili realizoi katër gola dhe udhëhoqi skuadrën drejt suksesit. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 20-të me kokë, pas një goditjeje dënimi të ekzekutuar nga Rodrygo. Në fillim të pjesës së dytë, García dyfishoi shifrat me një goditje spektakolare nga jashtë zone, pas asistit të Federico Valverde.
Goli i tretë erdhi në minutën e 56-të, kur Raul Asensio shënoi me kokë nga këndi i Rodrygos. Betis ngushtoi diferencën me Cucho Hernández, por García kompletoi “hat-trick”-un në minutën e 82-të dhe shënoi edhe golin e katërt personal në shtesë, duke vulosur fitoren 5-1. Me këtë sukses, Real Madrid mban vendin e dytë, katër pikë pas Barcelonës kryesuese.
KOHA JONË SONDAZH

