Reali fiton me lehtësi ndaj Bilbaos, vendos dopieta e Rodrygos
Real Madrid vijon ecurinë pozitive në kampionat, duke fituar pastër 2-0 ndaj Athletic Bilbao-s në javën e 30-të të La Liga-s.
“Los Blancos” zhbllokuan sfidën në minutën e 8-të, me Rodrygo-n që realizoi një super gol pas asistit të dhuruar nga Brahim Diaz.
Në pjesën e dytë, Rodrygo u shfaq sërish protagonist dhe realizoi golin e dytë për Reali-n në minutën e 73-të.
Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-0, me Real Madrid që kryeson renditjen e La Liga-s me 75 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

