FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali fiton me lehtësi ndaj Espanyol, Benzema shkëlqen me gol dhe asist (VIDEO)

Real Madrid nuk ka ndërmend të ndale në La Liga, duke rrëmbyer suksesin e katërt radhazi në La Liga. Skuadra e drejtuar nga Zidane ka fituar pa shumë probleme 2-0 ndaj Espanyol, një duel që pritej shumë më i vështirë në letër.

 

Skuadra merengues vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit, i cili do të vinte vetëm në fundin e pjesës së parë. Varane merr një top në zonë nga Benzema dhe më pas arrin që të realizojë duke treguar instinktet e një sulmuesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Espanyol nuk arriti që të reagonte, ndërkohë që në minutën e 79-të, Reali arriti që të realizonte edhe golin e dytë me Benzema. Sulmuesi francez konkretizoi mjaft një kombinim fantastik me Valverden në një zonë të ngushtë. Mendy u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë 7 minuta nga fundi, por që nuk do të ndikonte në ndeshje. Kjo fitore e mban ekipin e Los Blancos në krye të renditjes së La Ligas me 34 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?