Reali fiton pastër ndaj Valencias dhe ndjek Barcelonën kryesuese
Real Madrid ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Valencian me rezultatin 2-0 në “Mestalla”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të La Ligës. Falë këtij suksesi, madrilenët ngjiten në kuotën e 57 pikëve, duke ruajtur vendin e dytë dhe duke qenë vetëm një pikë larg Barcelonës kryesuese.
Në pjesën e parë, Real Madridi kishte një epërsi të lehtë dhe krijoi disa raste të pastra shënimi. Portieri i Valencias u bë protagonist, duke ndalur dy tentativa të rrezikshme nga Kylian Mbappé dhe Jimenez. Edhe vendasit patën disa aksione, por pa rrezikuar seriozisht Courtois.
Në pjesën e dytë, Real Madrid e shtoi presionin dhe kontrolloi ritmin e lojës. Superioriteti u konkretizua në minutën e 65-të, kur Alvaro Carreras realizoi një gol të bukur pas asistit të Hausen. Valencia ishte pranë barazimit në minutën e 70-të, por goditja me kokë u ndal nga shtylla. Në fund, Mbappé vulosi fitoren në minutën e 90-të, pas një krosimi të Brahim Diaz.
KOHA JONË SONDAZH

