Reali futet në garë për yllin 150 milionë eurosh të Leverkusenit
Edhe pse Liverpooli shihet aktualisht si favorit për të siguruar shërbimet e Florian Wirtz, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende betejën për yllin e Bayer Leverkusen.
Sipas “AS”, drejtuesit e klubit madrilen janë të bindur se prania e trajnerit Xabi Alonso në “Santiago Bernabéu” mund të luajë një rol vendimtar në vendimin e mesfushorit ofensiv gjerman.
Wirtz dhe Alonso kanë krijuar një lidhje të ngushtë gjatë tre viteve të bashkëpunimit te Bayer Leverkusen, dhe ideja që 21-vjeçari të ndjekë trajnerin e tij në Madrid mbetet një skenar real.
Bayer Leverkusen ka vendosur një çmim prej 150 milionë eurosh për kartonin e Wirtz, një shumë që ka bërë që Manchester City të tërhiqet nga gara. Megjithatë, Real Madrid është i gatshëm t’i afrohet kësaj shifre, duke pasur parasysh rëndësinë që Wirtz do të kishte në projektin e ri teknik nën drejtimin e Alonsos.
Nën drejtimin e Xabi Alonsos, Florian Wirtz ka pasur sezonin më të mirë të karrierës: 18 gola dhe 19 asistime në 49 ndeshje, shifra që e bënë një nga lojtarët më vendimtarë në Europë.
KOHA JONË SONDAZH

