Reali heq dorë nga van Dijk, tani synon afrimin e Konate

Historia e Virgil van Dijk mund të kishte marrë një drejtim krejt tjetër. Pas disa netëve të dhimbshme në Champions League kundër Real Madridit, përfshirë finalet e humbura në vitet 2018 dhe 2022, si dhe eliminimet në 2021 e 2023, kapiteni i Liverpool-it kishte menduar seriozisht të vishte fanellën e “Los Blancos”.

Sipas gazetës spanjolle AS, agjentët e mbrojtësit holandez kishin kontaktuar përfaqësues të klubit madrilen për të shqyrtuar mundësinë e një transferimi të mundshëm. Megjithatë, oferta u refuzua nga Real Madrid, kryesisht për shkak të dëmtimit të rëndë të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë që Van Dijk pësoi në vitin 2020. Edhe pse ai është rikuperuar plotësisht fizikisht, drejtuesit e klubit të Florentino Pérez zgjodhën të mos rrezikonin.

Van Dijk, megjithatë, nuk e mbylli menjëherë derën për një largim. Ai priti deri më 17 prill për të nënshkruar rinovimin e kontratës me Liverpool-in, duke refuzuar oferta shumë tërheqëse, si ajo e klubit saudit Al-Hilal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, bashkimi mes Van Dijk dhe Real Madrid mbetet një mundësi e humbur e madhe. Por interesi i madrilenëve për yjet e Anfield-it nuk është shuar: pas transferimit të Trent Alexander-Arnold verën e kaluar, tani edhe emri i Ibrahima Konaté ka hyrë fuqishëm në radarët e klubit spanjoll. Kontrata e mbrojtësit francez me Liverpool skadon më 30 qershor 2026, por në “Santiago Bernabéu” tashmë po mendojnë për të si një përforcim të mundshëm për të ardhmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?