Reali i Ancelottit është i pamëshirshëm, luan “tenis” ndaj Levantes (VIDEO)

Pasi siguruan titullin kampion, Real Madrid e ka kthyer në stërvitje ndeshjen e javës së 36-të ndaj Levantes, duke fituar në shifrat 6-0. Skuadra e Ancelottit në fakt e zgjidhi ndeshjen që në pjesnë e parë duke shënuar plotë 4 gola. Mendy, Benzema, Rdrygo dhe Vinicius Junior ishin autorët e golave në 45 minutat e para.

Në fraksionin e dytë Vinicius Junior shënoi dy gola të tjerë për të kompletuar tripletën personale dhe për të marrë topin në shtëpi. Los Blancos po kalojnë një sezon fantastik, pasi siguruan dhe finalen e Championsit, që do të ishte dhe “qershia mbi tortë”. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP