Reali i pamëshirshëm në çerekfinale, historia flet në favor të tyre

Pas humbjes ndaj Valencias, Real Madrid përqendrohet te çerekfinalja e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, me objektivin për të arritur në gjysmëfinale për të pestin sezon radhazi. “Los Blancos” kanë një rekord të jashtëzakonshëm në këtë fazë, duke kaluar më tej në 12 nga 14 rastet e fundit.
Që nga viti 1995, Reali ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm në çerekfinale, dhe nuk është eliminuar në këtë raund që nga viti 2004 kundër Monacos. Prej asaj kohe, vetëm Ajax në 2019 dhe Manchester City në 2020, kanë arritur që ta ndalin më herët.
Lista e rivalëve të eliminuar përfshin emra të mëdhenj si: Tottenham, APOEL, Galatasaray, Borussia Dortmund, Atletico Madrid, Wolfsburg, Bayern Munich, Juventus, Liverpool, Chelsea (dy herë) dhe Manchester City.
Në total, Real Madrid ka luajtur 39 herë në çerekfinalet e këtij kompeticioni dhe vetëm gjashtë herë është ndalur këtu. Me një përvojë të tillë, një ADN fituesi dhe një skuadër të thellë me yje të klasit botëror, Reali vjen sërish si favorit për të vazhduar më tej në rrugën drejt titullit të 15-të.