Reali i pandalshëm në La Liga, merr fitoren e 5-të ndaj Osasunës (VIDEO)

Real Madrid vijon rrugëtimin fantastik në kampionat duke marrë fitoren e pestë radhazi. Skuadra e Zidane ka fituar 4-1 me përmbysje në transfertën ndaj Osasunë, duke harru eliminimin në Kupën e Mbretit.

Ndeshja do të niste në mënyrën më të mirë për vendasit. Në minutën e 14-t, Unai Garcia shfrytëzon më së miri një krosim nga goditja e këndit, duke realizuar në portën e Courtois.

Real Madridi arriti që të përmbysë shumë shpejt ndeshjen duke shënuar dy herë brenda 5 minutave. Në minutën e 33-të, Bale del huq në një goditje, por topi shkon te Isco, i cili e ka të thjeshtë për të shënuar golin e parë në këtë sezon. Në minutën e 38-të, Casemiro shërbeu me kokë për Ramos, i cili e shtyu në fundin e rrjetës.

5 minuta nga fundi i ndeshjes, Lucas shënoi edhe golin e tretë, ndërkohë që Jovic vulosi në shtesë shifrat me golin e katërt në shtesë. Me këtë fitore, Reali blindon kreun e ndeshjes me 52 pikë, 6 më shumë se Barcelona që do të luajë sonte në mbrëmje ndaj Betisit. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP