Reali kërkon të përsëritet historia e Kroos, gati t’i rrëmbejë një tjetër yll Bayernit

Serge Gnabry është një nga emrat më të njohur në Gjermani. Kontrata e sulmuesit gjerman përfundon në vitin 2023, por ai nuk është i kënaqur me Nagelsmann, ndaj rinovimi i tij duket i komplikuar.

Sulumuesi dëshiron të luajë më në qendër dhe jo në krahë. Duke parë këtë situatë, Real Madrid duket se është gati që të përfitojë. David Alaba, ish-shok skuadre me gjermanin ja ka sugjeruar Los Blancos transferimin e tij.

Ndonëse në Gjermani theksojnë se synimi i tyre nuk është të largohen nga skuadra bavareze këtë verë, fakti që ata nuk rinovojnë mund ta “detyrojë” Bayernin ta shesë për të marrë një shumë të konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kroos u largua nga Bayerni te Reali për vetëm 25 milionë euro, në një situatë të ngjashme si Gnabry. Situata e këtij të fundit është delikate, por Bayerni ka dhe çështje të tjera, si kontratat e Neuer, Muller dhe Leëandoëskit. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?