Reali me super Mbappe mposht Villareal dhe rigjen kreun e tabelës
Real Madrid ka regjistruar një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Villarrealin me rezultatin 0-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të La Ligës. Takimi i zhvilluar në “La Ceramica” nuk ofroi shumë emocione në pjesën e parë, e cila u karakterizua nga ritëm i ulët dhe mungesë rastesh të pastra për gol nga të dyja skuadrat.
Gjithçka ndryshoi në fillimin e pjesës së dytë, kur Real Madridi kaloi në avantazh. Në minutën e 47-të, Kylian Mbappé përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas depërtimit të Vinicius Junior dhe e dërgoi saktë në rrjetë. Villarreal u përpoq të reagojë dhe në minutën e 62-të iu afrua barazimit, por goditja e dënimit e Gerard Morenos përfundoi mbi traversë.
Në minutat shtesë, Mbappé vulosi fitoren duke shënuar nga pika e bardhë me një “panenka”. Me këtë sukses, Real Madrid rikthehet përkohësisht në krye të renditjes, në pritje të ndeshjes së Barcelonës.
KOHA JONË SONDAZH

