Reali mund Getafen, Ronaldo shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Reali i Madridit rigjen fitoren në kampionat pas humbjes ndaj Espanjolit. Skuadra e Zidane ka mundur 2-1 Getafen në shtëpi.

Madrilenët ishin më shumë me mendjen te ndeshja me PSG, teksa e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Bejl shënoi golin e avantazhit në minutën e 24-t, ndërkohë që Ronaldo dyfishoi në minutën e fundit. Ylli portugez realizoi dhe golin e tretë për ekipin e tij 11 minuta nga fundi.

Getafe mbeti me një lojtar më pakni minutën e 47-të, ndërkohë që goli i Portilos në minutën e 65-të vlen vetëm për statistika. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?