Reali nis sulmin për të rrëmbyer Haaland, kjo është super oferta e tyre
Mediat në Spanjë janë të bindura se vera e këtij viti do të sjellë zhvillime të reja sa i përket të ardhmes së Erling Haaland, teksa sipas tyre destinacioni më i mundshëm është Real Madridi. Vështirësitë për të arritur të Mbappe, e kanë kthyer sulmuesin e Borussia Dortmund në një obsesion të vërtet për drejtuesit e “Los Blancos”.
Problemet lidhen me administratorin e deleguar të klubit gjerman, Hans Joaquim Watzke dhe agjentin e lojtarit Mino Raiola, sipas të cilëve sulmuesi do të largohet në verën e vitit 2022.
Raportet mes Fiorentino Perez dhe drejtuesit gjerman, të lënë të mendosh se është një pengesë e kalueshme. Reali duhet të paguajë 270 milionë euro për sulmuesin norvegjez. 150 milionë euro për kartonin 120 për pagën me 20 milionë euro në sezon të shpërndara në një kontratë 6-vjeçare. /R.Lika-Koha Jone/