Reali nuk luan sot në “Santiago Bernabeo”, por në stadiumin e dytë
Real Madrid do të presë sot Eibarin, por jo në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Për herë të parë në historinë e tij të shkurtër, stadiumi “Alfredo Di Stefano”, që ndodhet në kompleksin sportiv të klubit madrilen, do të mirëpresë një ndeshje të kategorisë së parë të kampionatit spanjoll.
Aktualisht, në Bernabeu po zhvillohen punime për rikonstruksionin e tij dhe ndeshjet në shtëpi, ekipi i Zinedine Zidane do t’i luajë në stadiumin e vogël.
Skuadra madrilene kërkon të ngushtojë diferencën prej 5 pikësh që ka aktualisht me Barcelonën, që kryeson renditjen aktuale në La Liga.