Reali piketon mesfushorin e Milanit si zëvendësues të Modric

Real Madrid është në kërkim të një zëvendësuesi për Luka Modric në sezonin e ardhshëm. Klubi Los Blancos po monitoron mesfushorin e Milan, Tijjani Reijnders. Sipas Tuttosport, Florentino Perez ka shtyrë klubin që të firmosë me 26-vjeçarin, i cili shihet si një pasardhës për kroatin.

Reijnders ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Milan, duke shënuar 14 gola dhe ofruar 3 asiste në 46 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u renditur ndër lojtarët më të mirë të skuadrës në një vit të vështirë.

Një tjetër objektiv për mesfushën është edhe ylli i Real Sociedad, Martin Zubimendi. Milani mund të vendosë që të largojë disa prej lojtarëve në fund të këtij sezoni nëse nuk siguron pjesëmarrjen në Champions.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?