Reali tregon forcën ndaj Valencias, fitore me “poker” (VIDEO)
Pas eliminimit të turpshëm në Kupën e Mbretit të shumtë ishin ata që kryqëzuan Zinedine Zidane, madje duke hamendësuar për një shkarkim. Skuadra madrilène ndërkohë ka treguar forcën e saj ndaj Valencias, duke fituar në Mestaja me “poker” 1-4.
Kristiano pas zhbllokimit ndaj Deportivos javëne kaluar ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë. Të dyja golat sulmuesi portugez i realizoi nga pika e bardhë në minuan e 16-të dhe të 38-të. Portugezi ka kaluar shifrën e 100 golave nga pika e bardhë në karrierën e tij, teksa ka gabuar vetëm në 11 raste. Valencia provoi që të regonte duke shënuar në minutën e 59-të me Minën.
6 minuta nga fundi Marselo i “preu shpresat” vendasve duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij, ndërkohë që Toni Kros një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt vulosi rezultatin e ndeshjes. Reali pavarësisht fitores mbetet në vendin e katërt me 38 pikë, 2 më pak se Valencia. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

