FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali zhgënjen sërish në La Liga, mundet edhe nga Alaves (VIDEO)

Real Madrid tregon një tjetër “fytyrë” pas sfidës së Championsit ndaj Interit, të cilën e fitoi me lehtësi. Në kampionat skuadra e Zidane ka pësuar një humbje befasuese 1-2 ndaj Alvaves.

Miqtë do të zhbllokonin ndeshjen që në minutën e 5-të me penallti, që do të kthehej në gol nga Perez. Reali vuajti shumë në ndërtimin e aksioneve, teksa Hazard doli nga fusha sërish i dëmtuar në pjesën e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, kur pritej reagimi i madrilenëve, do të vinte dhe goli i dytë me Joselun që përfitoi nga një gafë e portierit Courtois, i cili i dhuroi topin. 5 minuta nga fundi Casemiro e pati të thjeshtë për ta shtyrë “sferën” në rrjetë. Minutat e fundit nuk mjaftuan qoftë për të dalë me pikë nga fusha për ekipin e Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është humbja e tretë në 3 ndeshjet e fundit për Realin, që tashmë gjendet 6 pikë e shkëputur nga Atletico, teksa diferenca mund të shkojë dhe në 9 pikë nëse Los Colchoneros fitojnë sfidën e prapambetur. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?