Realit nuk i mjafton Bellingham, ngec në transfertën ndaj Betis (VIDEO)
Real Madridit nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Real Betis, te vlefshëm për javën e 16-të. Sfida e luajtur në “Estadio Benito Villamarin” rezultoi shumë e luftuar, me pjesën e parë që u mbyll me porta të paprekura.
Në minutën e 53’ pas një super asisti të dhuruar nga Brahim Diaz, Bellingham kalon madrilenët në avantazh. Megjithatë në minutën e 66’ Ruibal realizon me një goditje spektakolare dhe i jep barazimin ekipit të Betis.
Real Madrid merr momentalisht kreun me 39 pikë në pritje të ndeshjes së nesërme mes Gironas dhe Barcelonës.
KOHA JONË SONDAZH

