Realizohet profecia e trajnerit të Japonisë, sfida me Kroacinë shkon në shtesë

Realizohet profecia e trajnerit të Japonisë, Hajime Moriyasu, që kishte parashikuar që dueli ndaj Kroacisë të shkonte në kohën shtesë. Ndeshja në fakt përfundoi në shifrat 1-1, teksa për të mësuar ekipin cerekfinalist duhet të presim dhe 30 minuta shtesë, nga 15 për pjesë.

Ndeshja nisi me një ritëm të kënaqshëm me kroatët që do të ishin më këmbëngulës, por në anën tjetër Japonia kundërsulmonte rrezikshëm. Japonezët do të ishin të parët që do shënonin.

Në minutën e 43-të, Daizen Maeda përfitoi nga një rrëmujë në zonën e kroatëve, për të shtyrë topin në kuadrat. Kroacia do të reagonte menjëherë në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 55-të, Ivan Perisic kërcen mjaft mirë brenda zonës duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Më pas të dyja skuadrat duket se u pajtuan me këtë rezultat dhe dueli do të shkojë në kohën shtesë.

 

SHKARKO APP