Rebic i bind të gjithë, Milani kërkon të blejë që tani kroatin

Ante Rebic i ka bindur të gjithë te Milani me performacën e tij, ku këtë sezon me fanellën e kuqezinjve është aktivizuar 20 herë duke realizuar 10 gola.

Kjo mjafton për të bindur drejtuesit e klubit të ushtrojnë të drejtën për blerjen përfundimtare të sulmuesit, i cili është në huazim, pasi kartoni i tij zotërohet nga gjermanët e Eintrachtit.

Sipas raportimeve të mediave, klubi italian kërkon të ndërpresë huazimin për lojtarin pasi dëshiron ta blejë menjëherë duke i vënë në tryezë klubit nga Frankfurti 25 milionë euro, që është dhe shuma e rënë dakord për blerjen e 26-vjeçarit në vitin 2021.

SHKARKO APP