Reduktohet dënimi për Moratën, do të jetë në fushë ndaj Genoas

Lajmet e mira për Pirlon nuk kanë fund. Apelimi i Juventusi është pranuar , duke bërë që të reduktohet me 1 ndeshje dënimi i dhënë nga Gjykata Sportive.

Sulmuesi spanjoll do të jetë rregullisht në fushë në sfidën e së dielës kundër Genoas në Marassi. Kujtojmë që Morata u ndëshkua me karton të kuq në fundin e ndeshjes ndaj Benventos, për fraza ofenduese kundër arbitrit teksa më pas do të mungonte ndaj Torinos.

Klubi bardhezi do të paguajë një gjobë prej 8 mijë eurosh për ta pasur në fushë ndaj Genoa-s. /Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP