Refik Halili në ekstazë: Ja çfarë i thashë skuadrës para ndeshjes
Tirana dhuron spektakël dhe në fund mposht Partizanin me rezultatin e thellë 5-1 në derbin e 153. Për këtë sukses të bardhebluve presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shpreh i lumtur me lojën e ekipit.
“Shiko ishte një ndeshje shumë e rëndësishme. Edhe për faktin që luajmë me rival që janë për titull kampion. Shumë i gëzuar jam. Do të thoja që për të folur për titullin është shumë herët ka shumë ndeshje. Sepse një fitore shkon lartë një humbje shkon shumë poshtë. Unë kam falënderime për të gjithë se skuadra i gëzoi të gjithë. Edhe tifozët sidomos sepse harxhojnë nga xhepi i tyre për të parë ndeshjen dhe sot ikën të lumtur.
Kam folur sot për herë të parë para ndeshjes. Mundohuni të bëni të pamundurën dhe ta fillojmë lojën me shumë vrull dhe dëshirë për mos ta lëm në fund dhe të na vendosin në ankth. Pa tifozë nuk ka futboll. Janë oksigjen i skuadrës. Pastaj çfarë kanë e çfarë thonë, gjithmonë kanë të drejtë”, tha Refik Halili.