Reina: Në Angli s’duan t’ia dinë për asgjë, nga e hëna rikthehemi në stërivtje

Nënvleftësimi i emergjencës koronavirus në Angli është një temë që vazhdon të bëjë zhurmë edhe në botën e sportit. Të shumta denoncimet, përfshirë atë të Pepe Reina, portieri spanjoll i Aston Villa-s.

Në një intervistë për të përditshmen sportive “Marca”, Reina ka kryqëzuar sjelljen e autoriteteve angleze, jo vetëm për vendimin e vonë për të ndërprerë kampionatin deri në 4 prill: “Ishte një çmenduri të vazhdonim të luanim. Duhet të gjithë ta marrim seriozisht këtë situatë, vendet e tjera më të infektuara kanë marrë masa radikale e ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Anglia nuk mund të mbyllë sytë e të bëjë të paditurin.

Këtu në Angli kanë rekomanduar të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi. Unë nuk ka problem të qendroj në formë i stërvitur në shtëpi, por në do të pushojmë vetëm në fundjavë, sepse nga e hëna do të nisim stërvitjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm skuadrat që kanë patur të infektuar janë futur në karantinë e izolim. Ne do të vazhdojmë të stërvitemi normalisht nga kjo e hënë. Shëndeti i të gjithëve është më i rëndësishëm se çdo sport. Ka prioritete në jetë që duhet të bëhen të qarta, futbolli është vetëm një zbavitje për njerëzit”, deklaroi Reina.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?