Reina tregon makthin me koronavirusin: Nuk merrja dot frymë për 25 minuta!
Pepe Reina ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, ku tregon edhe makthin që kaloi, me siguri i prekur nga koronavirusi. Në Birmingham, portieri spanjoll po qëndron i izoluar dy javësh, për të mbrojtur veten dhe familjarët e tij.
“Unë nuk kam dalë jashtë prej 18 ditësh. Në shtëpi kam gruan, Yolanda, fëmijët dhe vjehrrën. Banesa është e madhe dhe vetmia nuk ka qasje në të. Sidoqoftë, u izolova, pasi provova simptomat e para të virusit. Pata ethe, kollë të thatë, dhimbje koke që nuk më linte rehat, një ndjenjë rraskapitjeje …
U frikësova shumë kur nuk mbushesha dot me frymë për gati 25 minuta, sikur fyti im ishte ngushtuar papritur dhe ajri nuk mund të kalonte në të… Gjashtë a tetë ditët e para i kalova i mbyllur në një dhomë”.