Reja: E çuditshme që Italia nuk mendoi për Marash Kumbulla-n
Marash Kumbulla është një ndër futbollistët e rinj më të spikatur në seria A këtë sezon, edhe pse është vetëm 19 vjeç. Mbrojtësi shkodran ka debutuar në duelin e fundit ndaj Moldavisë, vetëm për dy minuta, duke i vënë “vulën” të ardhmes. Trajneri Edy Reja në një intervistë për mediat italiane është shprehur i habitur se përse Italia nuk shfaqi interes për të.
“Më është dashur që të bëjë shumë ndryshime, duke aktivizuar shumë të rinj. I kam dhënë mundësinë edhe Kumbulla-s që të debutojë, teksa në të ardhmen mund të luajë në një skuadër të madhe, edhe pse humbëm shanset për Europianin. Kumbulla ka zgjedhur Shqipërinë sepse është i lidhur me këtë vend, është aktivizuar edhe në të gjitha ekipet e të rinjve. Më është dukur e çuditshme që Italia nuk ia hodhi sytë, ndoshta edhe e kanë kërkuar, por ai e kishte bërë zgjedhjen e tij”, deklaroi Reja. /R.Lika-Koha Jone/