Reja e la jashtë listës, Uzuni shënon sërish në Kroaci
Myrto Uzuni nuk u përfshi në listën e trajnerit Edoardo Reja për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë, por sulmuesi i talentuar vijon të jetë protagonistë tek Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci.
Talenti 24-vjeçar u la në listën e pritjes nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e kombëtares, teksa sot ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në miqësoren e luajtur ndaj Sibenik, të cilën e fituan 1-2.
Myrto Uzuni ishte ai që zhbllokoi shifrat e takimit, ndërsa e kishte nisur edhe si titullar takimin. Goli i beratasit, u barazua nga Sibenik në minutën e 80-të, por vetëm 5 minuta më vonë Lokomotiva shënoi edhe të dytin me Karacic.
Në sezonin aktual, ai ka arritur që të gjejë rrugën e rrjetës në dy ndeshje nga 10 në total në të cilat është aktivizuar, por kjo nuk e ka bindur strategun italian që zgjodhi që këtë herë ‘i besonte Taulant Seferit.