Reja konfirmon skemën e preferuar, ja si pritet të luajmë ndaj Kazakistanit
Fitorja kundër Kosovës, duket se ka konfirmuar edhe skemën e Edi Rejës, i cili do të vijojë me vendosjen 3-5-2. Shqipëria pritet ta nisë sfidën me Kazakistanin me skemën e preferuar të trajnerit kuqezi, ku portieri Berisha do të ketë mbështetjen e Ismajlit, Gjimshitit dhe Veselit.
Në mesfushë rikthehen titullarët Gjasula, Abrashi dhe Memushaj, ndërsa nga krahët pritet të luajnë Hysaj dhe Uzuni. Në sulm do të konfirmohet dyshja Balaj-Seferi, me detyrën për të gjetur rrugën e rrjetës, në duelin që starton në orën 18:00.