Reja projekton 5 ndryshime në formacionin ndaj Izraelit, në fushë edhe Broja
Shqipëria do të përballet me Izraelin sonte në mbrëmje, në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Pas barazimit ndaj Islandës, trajneri Edy Reja nuk do të ndryshojë skemën, por disa lojtarë në formacionin që do të hedhë në fushë.
Në portë do të konfirmohet Etrit Berisha. Në mbrojtje Veseli do të ulë në stol Kumbullën për të formuar trinomin me Ismajlin dhe Gjimshitin.
Në mesfushë konfirmohen Balliu nga e djathta dhe Hysaj nga e majta, ndërsa në qendër Abrashi do të ketë në krah dyshen e Empolit Asllani-Bajrami.
Sulmi do të ndryshojë totalisht, pasi Seferi dhe Cikalleshi do të ulen në stol për t’i dhënë hapësirë dy rikthimeve nga dëmtimet, Armando Broja dhe Myrto Uzuni. Kuqezinjtë do të futen në fushë për të marrë 3 pikë të plota.