Rekord audience në Spanjë për ndeshjen me Shqipërinë

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës mbrëmjen e së dielës në “Loro Boriçi”, e cila përfundoi me fitoren 0-2 për iberikët, ka pasur edhe shikueshmërinë më të lartë.

Sipas “sefutbol”, ndeshja ka pasur shikueshmëri shumë të madhe, dhe ka tërhequr pas televizorit  5.458.000 sportdashës.

Spanja është renditur e para në grupin G pas një fitore të rëndësishme në Shqipëri, me një lojë shumë e ashpër, dhe ku skuadra kundërshtare nuk e ka pasur shumë të lehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

TVE 1 e cila ishte edhe kanali që transmetonte ndeshjen në kohën “prime time”, ka marrë një pjesë kryesore të audiencës 30.2% e përkthyer në 5.458.000 të shikuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo tregon se TVE 1 ishte kanali më i shikuar në ditën e diel gjatë kohës së ndeshjes.

Përveç kësaj, programi narrative i cili ka një audiencë të lartë, ditën e ndeshjes ka arritur vetëm 13.6% e përkthyer ndryshe 1.900.000 shikues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?