Rekord/Ekipi europian me 7 shqiptarë
Të shtunën pasdite, ekipi i njohur zviceran i Zyrihut njoftoi blerjen e mesfushorit të Kombëtares së Kosovës, Benjmin Kullolli për shifrën e 810 mijë eurove nga ekipi tjetër zviceran i Lozanës.
Me afrimin e 26-vjeçarit ka shkaur në shtatë numri i lojtarëve shqiptarë që luajnë me ekipin e drejtuar nga Ludovik Manjin, pasi pjesë e klubit janë edhe Marlind Kryeziu (mbrojtës), Hekuran Kryeziu (mesfushor), Toni Domgjoni (mesfushor), Izer Aliu (mesfushor), Bledian Krasniqi (mesfushor) dhe Lavrim Rexhepi (sulmues).
Përveç Kryeziut, Kullollit dhe Rexhepit, futbollistët e tjerë aktivizohen me përfaqësueset e moshave të Zvicrës, si U21, U19 dhe U17.
KOHA JONË SONDAZH

