Rekord europian në Europa League/ 34 penallti në Ajax-Panathinaikos (VIDEO)
34 penallti për të përcaktuar një fitues. Ajax-Panathinaikos vendosin një rekord evropian, me dy ekipet që e kthyen në një maratonë kualifikimin për në fazën “play-off” të Europa League.
Skuadra greke u kthye në lojë duke realizuar një gol në minutën e 89-të, duke e dërguar ndeshjen në shtesë, pasi sfida e parë kishte përfunduar me të njëjtin rezultat, 1-0 në favor të Ajax.
Shtesa nuk prodhoi një fitues, duke bërë që fati i këtij takimi të vendosej nga ruleta e penalltive. Të dyja skuadrat goditën 34 penallti për të vendosur fituesin. Në fund, holandezët u treguan më të saktë, duke fituar 13 me 12.

KOHA JONË SONDAZH

