Rekord i ri botëror, japonezi rinovon kontratën në moshën 52 vjeç
Kazuyoshi Miura nuk ka ndërmend që të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi japonez i datëlindjes 1967, i ka surprizuar të gjithë botën edhe një herë, duke rinovuar kontratën me Yokohama FC e përgatitet për sezonin e tij të 35 si profesionist.
U duk se kontrata e firmosur një vit më parë do të ishte e fundit për ish-lojtarin e kombëtares, që luan në Kategorinë e Dytë nga 2005, duke e përmirësuar edhe njëherë rekordin, që mbahej nga vetë ai: si lojtari më i vjetër që luan në fushat e futbollit profesionist, në moshën gati 53 vjecare (i mbush në shkurt).
Miura, që ka luajtur edhe në Itali me fanellën e Genoa-n në sezonin 1994-1995, do të vazhdojë të zbresë në fushat e J2-League (divizioni i dytë) japonez e është po aq entuziast sa në nënshkrimin e kontratës së tij të parë si profesionist.