Rekord rastesh me Covid-19 në javën e fundit në Premier League

Premier League ka pasur një numër të madh rastesh pozitive me koronavirus në javën e fundit. Në deklaratën e fundit për shtyp, bëhen të ditura 18 raste pozitive në 1479 testime, të kryera nga 21 deri në 27 dhjetor.

Asnjë futbollistë nuk është bërë publik, ndërkohë që në javën e fundit, Manchester City evidentoi se Gabriel Jesus dhe Kyle Walker rezultuan pozitiv.

Rastet më të shumta në një ditë kanë qenë më 16 të këtij muaji. Rritja e rasteve me koronavirus në Angli janë shtuar ndjeshëm në ditët e fundit, duke arritur mbi 70 mije viktima deri më tani. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP